Pages

March 13, 2023

Dita e Verës ne Shqiperi/ Summer Day in Albania

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet masivisht në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Ekszistojne dy pershkrime nje nga Faik Konica dhe tjetri nga At Berdardin Palaj.


Përshkrimi nga i madhi FAIK KONICA - DITA E VERES: Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës./ Faik Bej Konica, Botuar më 1911, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant.

Përshkrimi tjeter, i cili flet për kremtimin e "Ditës së Verës" nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga AT BERNARDIN PALAJ. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës: "Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë".

Vitet e fundit "Dita e Verës" është bërë me të vërtet një festë mbarëkombëtare. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhe që është ruajtur deri në ditët tona. Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit. Forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror.


Ballokumja

Ballokumja është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qenë dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formule te veçante gatimi, e njohur vetëm ne këtë qytet. Në vija të përgjithshme, një ballokume përgatitet si vijon: Në një enë të posaçme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, vezë, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Të gjitha asortimentet përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi duhet të jetë prodhuar në fshat dhe të këtë një ngjyrë të veçantë. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset ne enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjatë nga një luge druri. Më pas hidhen vezët një e nga një ndërkohe që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës së miellit të misrit. maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Në masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet të behet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi dhe futet ne furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Prejardhja e dites se veres eshte e lidhur me Illiret te cilit festonin diten e veres me 14 mars ne shenje adhurimi ndaj diellit, po te shohim bollokumet kane ngjyren dhe formen e diellit.

Verore

Verore quhet peri që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shikohet dallëndyshja e parë. Veroret bëhen me pe ngjyrë të bardhë dhe të kuqe. Këto dy ngjyra simbolizojnë pastërtinë e shpirtit dhe shëndetin. Pasi zgjidhet mendohet një dëshirë dhe më pas peri hidhet në një degë trëndafil, apo e një peme me shpresën që një dallëndyshe të vijë ta marrë për të ndërtuar folenë e saj dhe kështu të realizoj dëshirën e menduar.

 Festimet gjatë Ditës së Verës:

Festa e organizuar nga bashkia këtë vit janë plot aktivitete përgjatë sheshit skënderbej, në vijim të bulevardit deri te sheshi Nënë Tereza, përgjate liqenit Artificial. Për më shumë informacion klikoni në link.

 

https://www.instagram.com/p/CpuJDgRt2-S/?utm_source=ig_web_copy_link

 

ENGLISH

Summer Day

Summer Day is a pagan holiday celebrated by Albanians since ancient times. The celebrations are held in honor of the beautiful Albanian nature and the vegetation that comes to life on this date. Now this holiday has become a national holiday. Although this day continues to be celebrated massively in the city of Elbasan and Tirana, it is a holiday for all Albanians.

 

“Ballokume”

“Ballokumja” is a characteristic dessert originated in Elbasan. It is a synonymous of Summer Day. There is a special cooking formula, known in this city. It is prepared as follows: In a special copper container, add fresh butter, sugar, eggs, a pinch of cornmeal and a little wood ash. All assortments are natural prepared. The butter must have been produced in the village and have a special colour. The fresh butter is melted and placed in the bowl. Little by little sugar is poured over the butter and both are beaten for a long time with a wooden spoon. Then add the eggs one at a time while continuing to beat with a spoon. Then it's time to throw in the top of the cornmeal. Add the flour slowly and mix constantly with a wooden spoon. A little bit of wood ash is thrown into the formed mass. Beating should be done by hand. The dough formed from this mixture is taken with a wooden spoon and placed in balls in the pan and put in the oven with firewood. It is baked and shaped in circles form.

The origin of summer day is related to the Illyrians, who celebrated summer day on March 14 as a sign of worshiping the sun, the shape of the “Ballokume” looks like the sun and it’s colour too.

 Verore

“Verore” is a thread that is tied on the wrist and is removed when the first swallow is seen. Veroret are made with white and red colours. These two colours symbolize purity of soul and health. Once a wish is thought this bracelet-thread will be put on a rose or a tree branch in the hope that a swallow will come and take it to build its nest and thus make the thought wish come true.

 Celebrations during Summer Day:

The party organized by the municipality this year is full of activities along Skanderbeg Square, following the boulevard to Mother Teresa Square, across the Artificial Lake. For more information click on the link.


Blerta Meta

No comments:

Post a Comment