Pages

April 24, 2023

Dita Botërore e Librit 2023, çfarë ndodh në Tiranë

Dita e Librit ne Tirane

Gjatë muajit prill disa prej librarive në qytet nxjerrin librat e tyre në stenda ku ofrojnë për qytetarët ti blejnë ato me cmime të ulta. Janë libra të përkthyer në gjuhën shqipe, por nuk mungojnë edhe botimet në gjuhën origjinale. Tashmë janë përhapur edhe kafe-librarit, ku njerëzit mund të lexojnë në vende të qeta duke shijuar pijen e tyre. Të rinjtë preferojnë cdo ditë dhe më shumë të lexojnë nëpërmjet pajisjeve elektronike. Shumica shprehen se është më lehtë se të mbash librin me vete që zë vend dhe rëndon. Për ata që udhëtojnë preferojnë të lexojnë dhe krijojnë bibliotekën e tyre online. Ka shumë website apo grupe ku ju mund të regjistroheni dhe krijoni librarinë tuaj, librat e preferuar, apo ato në listë për tu lexuar nga ju kur të keni kohë. Gjithashtu librat online po bëhen më të përzgjedhur edhe për koston e tyre më të lirë. Disa prej këtyre librave janë kthyer në audiobook, pra libra me të dëgjuar kështu ju mund ti dëgjoni (lexoni) gjatë një udhëtimi apo kur jeni në lëvizje. Jeta po bëhet më shumë dinamike dhe këto ndryshime janë përshatur me këtë ritëm. Megjithatë mbetet ende pjesa e shoqërisë që preferon të shfletoj librat dhe të kaloj kohë duke lexuar në mënyrën fizike faqet e tij. Midis faqeve vendoset dhe një shënjues libri, njerëzit e apasionuar i krijojnë vet apo përdorin ato që libraritë ua dhurojnë kur blejnë një libër. Shënjuesit janë të shumëllojshëm dhe shumë të vecanta, në disa raste janë punime dore ku lulet e thara janë pjesë e shënjuesit. Këto janë prefernca personale, urojmë që lexueshmëria të jetë gjithmonë në rritje pasi leximi ndihmon shumë në artikulimin e fjalëve, rritjen e fjalorit, të formuluarit të mendimit, njohuri me shumë. Cdo libër ju përfshin dhe mëson dicka qoftë nga ana historike apo edhe linguistike.



"Dhuro një libër", janë aktivitete që ndodhin shpesh në shqipëri vitet e fundit. Njerëzit apo organizatat e ndryshme përpiqen të pasurojnë fondet e librarive me tituj të rinj për lexuesit e bibliotekës.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librave që ndikojnë në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. Libri është një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes së dijes. Nëpër rrugicat e Tiranës ju mund të gjeni shumë shitës të cilët kanë libra të botimeve të vjetra dhe kopje që ndonjëherë nuk mund ti gjesh kollaj edhe në biblioteka. Kohë më parë njerëzit huazonin apo dhe në fshehtësi lexonin botime të ndryshme. Në ditën e sotme ne duhet të festojmë për të gjitha këto arritje dhe të kujtojmë dhe shtojmë interesin ndaj tyre nëse duam që këto publikime të vazhdojnë ashtu si dhe mbështesim shkrimtarët e rinj që përpiqen të mbijetojnë në vështirësitë ekonomike që tregu ofron dhe mbështetjen që jep.

 

Pse librat janë të rëndësishëm në jetën tonë?

Leximi është i mirë, sepse përmirëson fokusin, kujtesën, ndjeshmërinë dhe aftësitë e komunikimit. Mund të reduktojë stresin, të përmirësojë shëndetin mendor. Leximi ju lejon gjithashtu të mësoni gjëra të reja për t'ju ndihmuar të keni sukses në punë dhe marrëdhëniet tuaja.

 

KU MUND TE LEXONI APO BLINI LIBRA disa sugjerime nga ne:

Në këto hapësira ju mund edhe të lexoni librat tuaj apo të bibliotekës që ambjenti ka krijuar: Bukinisti, Tirana Businessclub, Coolab, Destil, Adrion, Librari Albania, Shtepiakadare, eper7shme, Onufri librari, Libraria Tirana Times etj.

 

***

ENGLISH

World Book Day 2023

What happens in Tirana?

During the month of April, some of the bookstores put out their books on stands where they offer citizens to buy books at low prices. There are books translated into Albanian, but there are also publications in the original language. Some bookshops have also have created places where people can read in quiet while enjoying their drink like a coffeeshop-library. Young people prefer every day and more to read through electronic devices. Most say that it is easier than carrying the book with you, which takes up space and weighs. For those who travel, prefer to read and create their own online library. There are many websites or groups where you can register and create your own library, favourite books, or those on the list to be read by you when you have time. Also, online books are becoming more selected for their cheaper cost. Some of these books have been turned into audiobooks, so you can listen to them (read them) during a trip or when you're on the move. Life is becoming more dynamic and these changes are accompanied by this rhythm. However, there is still a part of society that prefers to read books and spend time physically reading the pages of it. A book marker is also placed between the pages and enthusiast’s readers create them themselves or use the ones given to them by the librarians when they buy a book. Book markers are diverse and very special, in some cases they are handmade where dried flowers are part of it. These are personal preferences, we hope that readability will always increase, as reading helps a lot in articulating words, increasing vocabulary, formulating thoughts, and gaining more knowledge. Each book includes and teaches you something, either historically or linguistically.

"Donate a book", are activities that often happen in Albania in recent years. Different people or organizations try to enrich the library funds with new titles for library readers.

This date is also a call to increase respect for the irreplaceable contributions of authors and books that influence the social and cultural progress of humanity. The book is one of the oldest means of communication and distribution of knowledge. In the alleys of Tirana, you can find many sellers who have books of old editions and copies that sometimes you can't even find in libraries. In the past, people used to borrow or secretly read different publications. Today we must celebrate all these achievements and remember and increase interest in them if we want these publications to continue as well as support young writers who try to survive in the economic difficulties that the market offers and the support it gives.

 


Why are books important in our life?

Reading is good because it improves focus, memory, sensitivity and communication skills. It can reduce stress, improve mental health. Reading also allows you to learn new things to help you succeed in your work and relationships.

 

WHERE CAN YOU READ OR BUY BOOKS, here are some suggestions from us:

In these spaces you can also read your own books or the books of the library that the environment has created: Burinist, Tirana Business club, Coo lab, Destil, Adrion, Library Albania, House Studio Kadare (Tirana), eper7shme, Onufri library, Tirana Times Bookstore, etc.

 

No comments:

Post a Comment