
Një nismë mbarëkombëtare ka nisur nga gjithë tur- operatorët, dhe organizatat për menaxhimin e destinacioneve në Shqipëri: Pushoni në Shqipëri dhe konsumoni produkte shqip. Tashmë që kufijtë janë mbyllur, furnizimet nga jashtë janë ndërprerë, duhet ta gjejmë mbështetjen te prodhuesit tanë. Edhe pse të gjendur në befasi, shumë tregtarë, dyqane të njohura, janë munduar t'i përshtaten situatës dhe të ofrojnë në një farë mënyre produktet e tyre online, dhe t'ua shpërndajnë njerëzve në shtëpi.
Produktet tona janë më të freskëta, sepse mbërrijnë më shpejt nga prodhuesi te shtëpitë tona, për shkak se nuk u duhet të transportohen në mijëra kilometra dhe të humbasin shijen e tyre dhe freskinë e tyre. Kështu që kanë nisur të preferohen shumë nga blerësit shqiptarë.

Sigurisht prodhuesve shqiptarë u duhet të punojnë ende me etiketimin, dhe paketimin e këtyre produkteve. Por pandemia tregoi se ne mund të mbështetemi në forcat tona, te prodhimet tona. Për t'u përfshëndetur një nismë e 'Mrrzit të Zanave', ku edhe pse restoranti i këtij biznesi ka qenë i mbyllur, punonësit e tij kanë shkuar me makinë për të mbledhur gjithë produktet e vendasve dhe për t'i shpërndarë ato në markete që kanë qenë të hapura gjatë pandemisë. Tashmë fermerët duhet të organizohen në mënyrë të tillë, dhe pse jo të ofrojnë produktet e tyre të freskëta direkt te qytetarët, pa u dashur të hyjnë në kontrata direkte dhe të lodhshme me një sërë furnitorësh e nënkontraktorësh. Gjatë ditëve të pandemisë kemi parë dhe prodhues të veçuar, të cilët të gjendur pa furnitorë, pa mjete transporti, i kanë hedhur produktet e tyre të freskëta në rrugë në shenjë proteste. Kjo pandemi shërbeu si leksion dhe për prodhuesit që të gjejnë mënyrën e tyre për t'u organizuar dhe për të mbërritur direkt te konsumatori. Eshtë koha të konsumojmë shqip, të mbështetemi te forcat tona, të ndihmojmë mireqenien e fermereve tanë. Ky është dhe një nga parimet e turizmit të qëndrueshëm, që të ardhurat për konsum e produkte ti shkojnë komunitetit.
Turizmi do vuaje sivjet nga mungesa e vizitoreve te huaj. Edhe nese hapen aeroportet ne verë, turistët nuk e marrin aq shpejt vendimin për të udhëtuar jashtë vendit të tyre. Kështu që shumica e turistëve do udhëtojnë brenda vendit të tyre. Këtë nismë e kanë marrë shumë vende që ekonominë e kanë të mbështetur te turizmi. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Shqipëria fatmirësisht ka dhe vijë të gjatë bregdetare, ku të gjithë sa jemi, 2 mln shqiptarë mund të pushojmë këtu, sigurisht brenda disa rregullave që tashmë po përgatiten nga Minsitria e Turizmit, si psh brenda 10 m katrorë mund të pushojnë vetëm 4 vetë, vendosja e cadrave në distancë, e karrigeve në lokale etj. Ndoshta do preferohen zonat më pak të eksploruara deri tani si Borshi, Velipoja, plazhet e Fierit, ku hapësira është e madhe, por ka patur më pak vizitorë.
Gjithashtu dhe bujtinat në male janë të preferuara pas pandemisë, pasi njerëzit kanë qëndruar gjatë brenda dhe kanë nevojë për ajër të pastër. Madje vendet me pak banorë dhe me shumë gjelbërim do preferohen më shumë. Eshte koha që të rikuperojmë sadopak të ardhurat e ekonomisë së turizmit, duke kontribuar vetë, secili prej nesh.. Nëse pushojmë të gjithë në Shqipëri, ndihmojmë njeri tjetrin dhe ekonominë tonë. Së bashku, do ia dalim!
No comments:
Post a Comment