
Deri më datë 30 prill, pas dy muaj pandemie, rezultojnë 31 të vdekur dhe rreth 773 të infektuar. Ndërkohë janë ende në spital 36 persona të shtruar që ende po përballen me sëmundjen. Këto të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë në datë 30 prill.
Një nga faktorët për numrin e ulët të viktimave ka qënë izolimi në kohë dhe masat shtrënguese të cilat ulën kurbën e infektimeve në vendin tonë.
Duke qenë se shqiptarët rrinë shumë në kafene dhe restorante, mbylla e tyre në kohë rekord, dhe mbyllja gjithashtu e shkollave dhe universiteteve kane sjelle efekte pozitive. Shqipëria aplikoi dhe një sërë gjobash për të detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Shumë të ardhur në kufi u detyruan të karantinohen për 14 ditë.
Nga ana tjetër, dy spitale u vunë në dispozicion për Covid19, po kështu u plotësuan në kohë pajisjet spitalore. Asnjëherë spitalet tona, nuk vuajtën mbingarkesën sic ndodhi në vendet e goditura rëndë nga virusi.
Tashme masat po lehtesohen gradualisht dhe shumë qytete po i rikthehen normalitetit.
Shqipëria është përgëzuar se ka menaxhuar mirë këtë situatë, pasi spitalet dhe mjekët nuk u mbingarkuan, kurba e infektimeve u mbajt nën kontroll dhe ky tregues në këtë situatë konsiderohet sukses. Gjithsesi bizneset jane dëmtuar dhe do duhet kohë të rrimarin veten. E vetmja industri që nuk sheh ringritje dhe të ardhme të shpejtë është sektori i turizmit, i cili varet nga masat lehtësuese në lëvizje e transport. Aeroportet thuhet do do mbeten mbyllur deri në verë, çka do penalizojë turizmin ndërkombëtar, por të gjithë tashmë i janë kthyer dhe po targetojnë turizmin e brendshëm.
No comments:
Post a Comment