Pages

May 26, 2020

Tirana, kryeqyteti i veçantë që duhet vizituar!

Një blogere franceze ka përshkruar këto ditë në Instagram një tur ballkanik të saj, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Këtë tur ua sugjeron fort ndjekësve të saj, si një mundësi për të mësuar rreth historisë së këtij vendi të veçantë.  Travel blog by Ambre and Romaric, nën titullin “Tirana” ka sjellë jo vetëm foto por dhe histori të secilit atraksion të fotografuar, se përse duhet të vizitohet Tirana.

Përsa i përket historisë ajo totë se ky vend ende ka gjurmët e ndikimit të komunizmit, që ka qeverisur prej 45 vitesh. Qendra e qytetit ju thotë gjithë historinë ndër vite përmes arkitekturës së saj. Tirana thotë ajo është një vend që ka avantazhin të jetë shumë i lirë në cmime. Kostoja e një hoteli për natë, është 20 euro, ndërsa 22 euro ka paguar për një restorant të mire, me ushqim tradicional për dy vetë.  Ndërsa përsa i përket mikpritjes, shqiptarët janë shumë miqësorë, madje rekomandon që çdo visitor të bëjë një udhëtim në gjithë Shqipërinë për ta përjetuar këtë ngrohtësi. 

Përsa i përket godinave ajo ka vecuar dy prej tyre, Universitetin e Tiranes dhe godinën e Presidencës. Ajo thotë se këto godina janë të stilit Italian dhe ndodhen ne sheshin e madh ku dikur beheshin paradat komuniste.

Sigurisht në përshkrimin e saj nuk mungon një shetitje nga Liqeni artificial, të cilin e quan si një vend shlodhës në këtë qytet betoni. Parku i Liqenit prej 230 ha, i ndërtuar në 1955 dhe rinovuar në 1990, është vertet mushkria e gjelbër për gjithë banorët e qytetit. Eshte e habitshme thote ajo se te ky park, gjen si monumentin e të vrarëve britanikë gjatë LII botërore, po ashtu edhe ushtarëve gjermanë të vrarë gjatë të njëjtin konflikt. Pra monumente për të tërë. Ajo flet për Piramidën që gjithashtu ka një histori nga pas lidhur me ish diktatorin Hoxha. Përshkruan dhe gjithë funksionet e Piramides, deri në projektin që do ta transformojë në një qendër të teknologjisë së informacionit.

Një ndalesë të Bunkart, muzeu që tregon një pjesë të historisë reale të shqiptarëve nuk mund të mungonte ne postimet e saj, po kështu dhe ndërtesat shumëngjyrëse në krah të këtij bunkeri. 

Disa foto janë nga Katedralja Ortodokse, si dhe nga xhamia e re e Namazgjasë, të cilat i janë dukur që të dyja gjigande dhe me stil të vecantë. Ajo flet për tolerancën fetare të shqiptarëve. Gjithsesi, qyteti ka 8 xhami dhe 120 kisha katolike dhe ortodokse, ndërkohë po mendohet një projekt për të krijuar një muze të tolerancës fetare në këtë qytet.

No comments:

Post a Comment