Pages

November 27, 2020

Shqiptarë, kudo që jeni: Gëzuar Ditën e Flamurit!


Me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, kurorëzim i sakrificës së vazhdueshme ndër shekuj për krijimin e shtetit shqiptar.
Ismail Qemali kur po ngrinte flamurin e qëndisur nga Marigona,
në fjalën e tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjët tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë.
Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë,zakonet tona,kulturën tonë.
Ndaj sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”.
Fëmijët e këtij kombi e gëzojnë jetën dhe shikojnë nga e ardhmja të vetëdijshëm se ky flamur është dëshmi e mbijetesës për të cilën janë bërë beteja të mëdha.Dita e Flamurit është dita më e shënuar
në historinë e kombit tonë me të cilën kremtojmë se si shqiptarët shpëtuan nga robëria dhe filluan rrugëtimin drejt një jete të lirë dhe një të ardhme më të mirë.
Në këtë ditë lavdie, përjetësia dhe krenaria u takon rilindasve, dëshmorëve, partizanëve e heronjëve të kombit të cilët ia falën atdheut lirinë, bashkimin dhe demokracinë.
Ata ranë për të mos vdekur kurrë, janë mes nesh, në zemrat tona, në mendjet tona, në çdo festë e përvjetor.
Shqiptarë, kudo që jeni: Gëzuar Ditën e Flamurit!


English


On 28 November 1912, the independence of Albania was declared in Vlora, the coronation of the continuous sacrifice over the centuries for the creation of Albanian state. Ismail Qemali when he was raising the flag embroidered by Marigona, in his solemn speech, he said: "Our neighbors should not be lied to greedily, because the Albanian does not tolerate slavery.

This land is our homeland. We have our language, our customs, our culture.
"So today, gathered in this great historical assembly, we express before the whole world the will of our sovereign people."
The children of this nation enjoy life and look to the future conscious that this flag is proof of survival for which great battles have been fought.

Flag Day is the most important day in the history of our nation with which
we celebrate how the Albanians escaped from slavery and began the journey towards a free life and a better future.

This day of glory, eternity and pride belong to the renaissance,
martyrs, partisans and heroes of the nation who bestowed on the homeland freedom, unity and democracy.
They fell to never die, they are among us, in our hearts, in our minds, at every celebration and anniversary.
Albanians, wherever you are: Happy Flag Day!



No comments:

Post a Comment