Pages

December 21, 2018

Projekti, si do ndryshojë zona e Zall Bastarit

Tirana po ndryshon shumë dhe jo vetëm qendra e saj. Eshtë bukur kur sheh dhe zona rurale të Tiranës që marrin pamjen e qytetit. Pas rehabilitimit te disa zonave si Farka, tani radhën e ka zona më malore që i përket Tiranës, Zall Bastari. Zall Bastar ndodhet 17 km larg Tiranës, dhe ka rreth 12 fshatra përreth. Bashkia Tiranë ka vendosur të rivitalizojë këtë zonë duke krijuar një qendër moderne dhe shumë funksionale që do i shërbejë gjithë komunitetit përreth. Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për sistemimin dhe rehabilitimin e Qendrës së Njësisë Administrative Zall Bastar.

Projekti parashikon shtrimin e rrugëve dhe sigurisht ndriçimin e tyre. Gjithashtu do restaurohet qendra, do kthehet në ishuj të vegjël të gjelbëruar që do shërbejnë si hapësira për çlodhje. Në qendër propozohet një rrugë me dy kalime si dhe një hapësirë parkimi. Si në projektet e tjera të qyteteve në gjithë vendin, dhe këtu janë parashikuar të lyhen godinat dhe shtëpitë ekzistuese, dhe të jenë me ngjyrë të unifikuar. Gjithashtu mendohet se do shembet shtëpia e Kulturës dhe do zëvendësohet me një strukturë të re metalike qe gjithashtu do integrohet me arkitekturën e zonës që do përshtatet për evente të ndryshme, panaire për produktet vendase etj.

Fondi limit është 44 milion e 162 mijë lekë dhe do pranohen oferta nga kompani të ndryshme për implementimin e këtij projekti, deri më 21 janar 2019. Kompania fituese do te nise te zbatoje projektin vitin qe vjen.


How the rural area of Zall Bastar will change
Tirana is changing drastically and not only around the city center, but in the surrounding rural area too. The Tirana Municipality announced these day a bid for a rehabilitation project of the Zall Bastar center. Zall Bastar is 17 km far from Tirana Center along Rruga e Arbrit. The whole area has12 small villages and became part of Tirana in 2015 with the new law of decentralization.

The project invites companies to undergo these works: road construction and lights, total transformation of the center of this area, parking and other public spaces for the community living there. The photos of the project look amazing. The project also includes the rehabilitation and painting of the facades of existing houses. There will be some green islands in the center. The Culture House will be destroyed and in its place will be build a new metallic structure which will be integrated with other facilities in the new the urban area, which will serve for activities, meetings, fairs where people can celebrate and also sell their products. The project will cost 44 millions Albanian lek. the bid is open until 21 January 2019, and after that the winning company will start to implement this beautiful project which will revitalize this area in the most mountainous area of Tirana..

Source: Scan TV

No comments:

Post a Comment