Pas tre muajsh prova, audicione, minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, “Tirana Art Fest” shpalli dje në mbrëmje fituesit në disiplinat si këngë, kërcim dhe multimedia. Finalja e edicionit të tretë të “Tirana Art Fest” ishte një mbrëmje magjike për të gjithë nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët shfaqën talentin e tyre në kërcim, këngë dhe multimedia në një spektakël të jashtëzakonshëm në sheshin “Skënderbej”.
“Tirana është sot qyteti më i ri dhe më i talentuar i Shqipërisë; këtu do të ndërtojmë të ardhmen tonë” u shpreh Veliaj gjatë prezantimit të festivalit.
Çmimin “Shkolla e talenteve” në edicionin e tretë të TAF-it, që përfshiu qindra të rinj jo vetëm brenda qytetit, por edhe në rrethina, shkoi për shkollën e mesme “Qemal Stafa”.
“Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë të bukur, duke i dhënë gjallëri jetës kulturore-artistike në kryeqytet, ku protagonistë janë të rinjtë. Në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike), të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç, patën mundësi të performojnë dhe të tregojnë talentin e tyre në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia. “Tirana Art Fest” ka qenë dhe pikënisja e rrugëtimit artistik të shumë talenteve nga shkollat e mesme të kryeqytetit e që sot janë të suksesshëm në tregun artistik.
Fituesit:
Shkolla e talenteve: Shkolla “Qemal Stafa”
Vokali më i mirë: Almeida Sula- Shkolla “Eqerem Çabej”
Artisti më origjinal: Esma Gashi- Shkolla Ismail Qemali”
Artisti i ri më i mirë: Markela Xhika- Shkolla “Petro Nini Luarasi”
Artisti më i mirë alternativ: Jonisa Lako -Shkolla “Qemal Stafa”
Artisti më i mirë hip-hop: Henri Shaqja -Shkolla teknike ekonomike
Interpretimi më i mirë- Timela Vogli – Shkolla “Sami Frashëri”
Grupi më i mirë- Shkolla “Partizani”
Grupi më i mirë hip-hop- Shkolla “Petro Nini Luarasi”
Grupi më i mirë folk- Shkolla “Qemal Stafa”
Grupi më i mirë alternativ- Shkolla “New York”
Fabula koreografike- Shkolla e Krrabës
Kostumografia- Shkolla “Asim Vokshi
English
English
Meet the new talents of Tirana
After 3 months of auditions and practicing, the mini-spectacle
in all Tirana’s highshools for finding and promoting new talents in different
fields of art and culture, Tirana Art Fest announced yesterday the winners in
disciplines such as songs, dance and multimedia. The third edition of
"Tirana Art Fest" was a magical evening for all the students of the
Tirana’s high school, who showed their talent on dance, song and multimedia in
an extraordinary spectacle on Skanderbeg Square.
"Tirana is today the youngest and most talented city of
Albania; here we will build our future, "said Veliaj during the
presentation of the festival.
The "Talent School" award in the third edition of
TAF, which included hundreds of young people not only within the city but also
in the neighborhoods, went to the Qemal Stafa Secondary School.
"Tirana Art Fest" has now become a beautiful
tradition, giving life to cultural and artistic life in the capital, where the
protagonists are young people. In Tirana (public and non-public) high-schools,
young people between the ages of 15 and 19 were able to perform and show their
talents in three different disciplines: music, dance and multimedia.
"Tirana Art Fest" has been the starting point for the artistic
journey of many talents from the capital's high schools, and starting from today the
already are successful in the artistic market.
Winners:
School of Talents: "Qemal Stafa" School
Best Vocal: Almeida Sula- "Eqerem Çabej" School
The most original artist: Esma Gashi- “Ismail Qemali " School
The youngest artist: Markela Xhika- “Petro Nini Luarasi”
School
Best Alternative Artist: Jonisa Lako - "Qemal
Stafa" School
Best hip-hop artist: Henri Shaqja – Technical-Echonomic
School
Best Interpretation - Timela Vogli – “Sami Frashëri’ School
The best group - "Partizani" School
The best hip-hop group- “Petro Nini Luarasi” School
The best folk group - "Qemal Stafa" School
Best Alternative Group - "New York" School
Best Choreography - Krraba School
Costume - Asim Vokshi School
No comments:
Post a Comment