Pages

May 2, 2018

Gazetarja italiane e mahnitur nga Shqipëria: Tirana si Zvicra, ose Barcelona

Gazetarja italiane Gloria Aura Bortolini, e cila drejton emisionin “Kilimanxharo”, ka vizituar Shqipërinë dhe është mahnitur nga bukuritë e vendit tonë. Në fillim të këtij viti, Bortolini e klasifikoi Shqipërinë në vendin e parë, si një destinacion që duhet të vizitohet për vitin 2018.

Duke qenë vetë kurioze për këtë vend, Bartolini erdhi dhe vizitoi vendin tonë dhe ka dhënë përshtypjet e saj fantastike gjatë një interviste për gazetën Dita.
Ja si shprehet ajo:

“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Nuk kisha krijuar një perceptim pozitiv për këtë vend, duke patur parasysh se nuk ka një “nam” të mirë dhe kisha nguruar ta vizitoja. Vitin e kaluar ishin prindërit e mi ata që erdhën për disa ditë këtu dhe kur u kthyen në Itali, me thanë: Gloria, ishte super vend. Duhet të shkosh! Përfitova nga momenti që kisha katër ditë pushim në këtë periudhë dhe erdha”, tregon Gloria për Dita-n.
Duke folur nga kafenetë e një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, i dukej sikur është e rrethuar nga qilima dhe rrugica me motive tradicionale. Ky efekt i vjen prej pamjeve që kanë marrë pallatet rreth e rrotull Pazarit.
“Në Itali është ai perceptimi që Shqipëria është një vend i varfër, i rrezikshëm, me rrugë të vështira, por kur vjen këtu përballesh me një surprizë pozitive. Çdo gjë është ndryshe dhe nuk ka asgjë të ngjashme më atë që ke dëgjuar”, shprehet Gloria.

E pyetur per pershtypjet e saj per visitat ne Tiranë, Vlorë, Berat, ajo thotë:
“Keni një super vend, më besoni! Ndërsa ne italianët, Shqipërinë e kemi shumë afër shtëpisë dhe duhet ta frekuentojmë më tepër. Më pëlqen bashkëjetesa mes religjioneve dhe ajo mes historisë dhe modernitetit. Është vlerë që në një territor kaq të vogël i keni të gjitha, detin dhe malin, ndryshimet klimaterike dhe shumëllojshmërinë e kulinarisë. Gatuani në mënyrë fantastike prodhimet e detit dhe keni marrëdhënie shumë të mirë me mishin”.

E pyetur çfarë i pëlqeu më shumë nga Tirana, ajo thote:
“Tirana më duket një qytet i pastër, i ri… Më duket sikur jam në Zvicër dhe jo në kryeqytetin shqiptar. Më pëlqen shumë këtu. Ka gjallëri si qytet…”

Duke bërë një xhiro në tregun e Pazarit të Ri, Gloria u shpreh:
“Ky vend më kujton pak Barcelonën”, teksa vazhdonte te fotografonte ullinjtë e Beratit te një prej stendave të vendosura aty.

Pas intervistës për gazetën Dita, të cilën e gjeni të plotë këtu, ajo u intervistua dhe ditën e djeshme nga emisioni i mëngjesit Wake Up në Top channel, ku përsëriti me shume origjinalitet gjithë përshtypjet pozitive që i kishte lënë Shqipëria.
Intervistën në studion e Top Channel e gjeni këtu


English

Italian Journalist: Albania is a surprising country. Tirana, clean, new and lively city   

Italian journalist Gloria Aura Bortolini, who hosts the program Kilimangiaro in Italia, visited these days our country, Albania. The visit came after her program in January where Albania was ranked in first place as the best tourist destinations for Italians. This is due to the booking and number of Italian visitors toward Albania in 2017 and also hotel booking for 2018.
She became curious and came herself to see this country which is so close with Italia.
This is the first time I visit Albania. I didn’t have good perception about your country, because of some bad articles in Italian media. Last year my parents were here, and when they came back to Italia told me: Gloria Albania is supper place. You have to see… And here I am. I had some days off and decided to spend them in your country”, she said in an interview for local Albanian newspaper Dita.
She visited the New Bazar, and the buildings painted lately which looks like carpets with traditional motives. “In Italia many people still think that Albania is a poor country, dangerous, with very bad roads, but having this bad perception in mind, you feel surprised when you see this country with your eyes. Everything is different from what I have heard” Gloria said.
Asked about her impressions after visiting some cities in Albania she says:
“You have a great place, believe me!. You are our neighbors, and we have to came more often here. I like the religious coexistence here and the combination between history and modernity. In a very small territory you have it all: the sea, the mountain, all the climacteric seasons, and the various culinary. You cook in a fantastic way the fish food and the meat.
What do you think about Tirana, the Albanian journalists asked here
“Tirana looks very clean, new city. It seems to me like I am in Switzerland, and not in Tirana. I like it very much. It is a very lively city.
Walking to the new bazar, while photographing the fresh products at the Market, especially the olives, she says: “This place remind me Barcelona”
Very enthusiastic Gloria was expressed also at the studio of Top Channel, the national Tv. She said that Albania is really a great place, worth to visit.
Source: The article of DitaThe Interview in Top Channel.  

No comments:

Post a Comment