Pages

March 30, 2021

Udhëtim në Shpellën e Pëllumbasit në kohë pandemie

Fundjavën që lamë pas, vizituam Shpellën e Pëllumbasit, por ne nuk ishim të vetmit. Koha e bukur dhe me diell ishte perfekte për të vizituar atraksione natyrore në Tiranë. Familje me fëmijë kishin marrë rrugën e aventurës drejt Shpellës së Pëllumbasit. Të gjithë vizitorët ishin të kujdesshëm në respektimin e rregullave të sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID-19.


Shpella e Pëllumbasit, ose Shpella e Zezë është rreth një orë ngjitje në fshatin e Pëllumbasit, 27 km në juglindje të Tiranës. Shpella është 360 metra e thellë dhe brenda ka stalagmite dhe stalaktike fantastike si dhe lakuriq nate që fluturojnë brenda. Në shpellë është plotësisht errësirë, pasi ka vetëm një hyrje. 40 mijë vjet më parë shpella ishte shtëpia e hershme e arinjve. Më pas u përdor si vendbanim për njerëzit në periudhën e mesjetës. Gjatë luftrave botërore, shpella ishte vend sekret dhe përdorej nga banorët për t’u strehuar.



Si shkohet në Shpellën e Pëllumbasit?

Për të shkuar në Shpellën e Pëllumbasit nga Tirana, duhet të ndiqet rruga e vjetër Tiranë-Elbasan, e cila zgjat 20-25 minuta deri në fshatin Pëllumbas. Në qendër të fshatit Pëllumbas ju presin disa fëmijë që të shoqërojnë deri te shpella. Është e nevojshme të merrni pajisjet e duhura mbrojtëse si dhe prozhektor ne Infopointin e Pëllumbasit. Udhëtimi me këmbë në shtegun mes malit zgjat 45-60 minuta vajtje nëse e bëni me ndalesa. Duhet të keni parasysh që hyrja në shpellë është e rrezikshme sepse brenda nuk ka ndricim dhe as tabela. Do t’ju duhen patjetër prozhektor/elektrikë sepse mund të rrezikoni të rrëzoheni nga lagështia e tepërt. Gjithë terreni është i rrëshqishëm, ndaj duhet kujdes.  

Si udhëtim ia vlen të bëhet për pamjet që ofron lumi i Erzenit dhe zbulimi i një prej vendbanimeve më të vjetra në Tiranë.

 


Trip to Pëllumbasi Cave under travel restrictions 

Last weekend we visited Pëllumbasi Cave, but we were not the only ones. The beautiful and sunny weather was perfect for visiting natural attractions in Tirana. Families with children had taken the adventure route to Pëllumbasi Cave. All visitors were careful in adhering to the safety rules for protection against COVID-19.

Pëllumbasi Cave, or Black Cave is about an hour hiking in the village of Pëllumbasi, 27 km southeast of Tirana. The cave is 360 meters deep and inside there are fantastic stalagmites and stalactites as well as bats flying inside. In the cave it is completely dark, as there is only one entrance. 40,000 years ago the cave was the early home of bears. It was later used as a settlement for people in the medieval period. During World War II, the cave was a secret place and was used by the inhabitants for shelter.

How to get to Pëllumbasi Cave?

To go to the Pëllumbas Cave from Tirana, you have to follow the old Tirana-Elbasan road, which lasts 20-25 minutes to the village of Pëllumbas. In the center of Pëllumbas village, some children are waiting to accompany you to the cave. It is necessary to get the right protective equipment as well as a flashlight in Pëllumbasi InfoPoint. It takes about an hour from the village to the cave. You have to be careful when entering the cave, because there is no lighting inside and no signs.

The beautiful panorama of the Erzen Valley and discovering one of the oldest settlements in Tirana was definitely worthy. 

No comments:

Post a Comment