Pages

April 2, 2019

Urimet më të mira për 1999! Ekspozitë në Galerinë e Arteve

Ekspozita “Urimet më të mira për 1999” prezanton një koleksion të vecantë veprash që rikthehen pas 20 vitesh në Tiranë nga Amsterdami. Emrin e ka marrë nga një kartolinë e artistit Robert barry, e cila ishte një shënim frymëzues për artistin konceptual Jan Dibbets, i cili ka krijuar këtë koleksion.
Nën kurimin e Arnisa Zeqos, ky koleksion i veprave të dhuruara nga artisti Jan Dibbets në vitin 1999, tashmë është shpalosur në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Kuratorja Arnisa Zeqo u shpreh se “pothuajse njëzet vite më parë – në vitin 1999 – veprat e ekspozuara sot këtu kanë udhëtuar drejt Tiranës nga bodrumi i Muzeut Stedeljik dhe nga studio e artistit Jan Dibbets në Amsterdam, me shumë gjasë, me kamionë ndihmash. Qytetin ato e gjetën në një psikogjeografi e një peizazh akustik shumë specifik. Ndërkohë që veprat po udhëtonin për në Tiranë, nga Kosova ishin nisur mbi gjysmë milion refugjatë. Tirana po mblidhte veten nga ngjarjet traumatike të viteve 1997-1998″.
Ajo vijoi më tej duke shtuar se kjo ekspozitë do të shërbejë edhe për të prezantuar për publikun disiplina të tjera të artit, si ajo e performancës nëpërmjet një programi edukativ dhe publik që do të zhvillohet përgjatë muajve të hapjes së ekspozitës deri në përfundim të saj.
Ekspozita do te qëndroje e hapur në Galeria Kombëtare e Arteve deri në 22 shtator 2019.


Best wishes for 1999- Exhibition

"Best wishes for 1999" is printed in a greeting card made by the artist Robert Barry. This card becomes an introduction note to a collection put together by conceptual artists Jan Dibbets for the National Gallery of Arts. In 1999, exactly 20 years ago the artworks arrived in Tirana to find a very specific psychogeography and soundscape in the city. The curator of this Exhibition is Arnisa Zeqo.


The exhibition restages this collection by addressing a collapse of temporalities and touching points between the collection, the artworks and the city of Tirana. 

Best wishes for 1999 takes its rhythm through time. It unfolds through a series of public meetings, rituals, performances, discussions and an education program. .

The exhibition will be open until 22 September 2019. 

No comments:

Post a Comment