Pages

March 27, 2019

Tirana qytet kozmopolitan, jetojnë 131 nacionalitete

131 nacionalitete të ndryshme jetojnë e punojnë sot në Tiranë, duke e bërë një nga qytetet me numrin më të madh të personave me kombësi të ndryshme në rajon. Tirana sot është një qytet kozmopolitan, dhe më të preferuarin për të huajt në krahasim me gjithë vendet e rajonit. Deklarata u bë në një takim të kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erjon Veliaj ku u prezantua një risi teknologjike për monitorimin e cilësisë së ajrit në Tiranë përmes aplikacionit TiranaIme.


Në fakt tashmë nuk është më e habitshme të shohësh të huaj në qytetin e Tiranës jo vetëm në sezonin turistik. Të huajt vitet e fundit po preferojnë të jetojnë në Tiranë, dikush me punë, dikush për shkak të klimës apo eksperiencave të vecanta që e bëjnë të zgjedhin si destinacion këtë qytet për tu zhvendosur. 
Tashmë është një trend botëtor që njerëzit nuk ngulen më në një shtet të caktuar, por preferojnë të eksplorojnë vende dhe kultura të reja. Duket sikur Tirana po shpopullohet vazhdimisht nga shqiptarët dhe po preferohet nga të huajt. Rrymat e lëvizjes së lirë kanë përfshirë kryeqytetin shqiptar vitet e fundit. 


Veliaj në takimin e djeshëm u shpreh se për të patur një qytet të pastër për të gjithë, dy janë nismat e Bashkisë: Dita pa Makina, që duhet të jetë një herë në muaj, dhe tashmë janë përcaktuar dy data për muajt në vazhdim, 5 Maji dhe 1 Qershori, dhe nisma tjetër është mbjellja e gati 2 mln pemëve në qytet dhe në rrethinat e Tiranës. Këto nisma në fakt janë sfidë në gjithë Europën për të zbutur sado pak ndotjen nga makinat dhe nga ndërtimet e shumta. 

No comments:

Post a Comment