Dita e Verës prej disa vitesh po festohet masivisht dhe në
Tiranë. Por, këtë vit për shkak të motit të keq u vendos nga Bashkia Tiranë që
festimet të mbaheshin në 17 Mars.
Më poshtë gjeni programin e publikuar nga Bashkia e Tiranës
për datën 17 Mars.
Festa fillon në orën 10:00 të mëngjesit, për të vazhduar
gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të natës..
Do të mbahen 50 aktivitete për fëmijë dhe të rritur në
Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, Sheshin Skenderbej, Liqenin Artificial,
Sheshin Nënë Tereza, Pazari i Ri etj.
Programi
- Koncert i Liceut Artistik
te Amfiteatri i Tiranës, ora 10:00.
- Cooking zone te sheshi “Skënderbej”,
ora 10:00-13:00.
- Shfaqje për fëmijë “Tre
Derrkucët” në sheshin Skënderbej”, ora 09:00.
- Aktivitete sportive te Parku
i Madh i Liqenit, ora 10:00
- Kitarat në Park, te Parku
i Madh i Liqenit, ora 10:00
- Kampionati i Kanoeve, te Liqeni
Artificial, ora 10:00
- Panairi i Artizanëve te Parku
i Madh i Liqenit, ora 10:00
- Street Party- 3 skena të
ndryshme në ish Bllok, 12 orë muzikë.
- Koncert Pop-rock te Reja,
ora 09:00 -15:00
- Pazari i Ri-Koncert për fëmijë
në orën 11:00, ndërsa për të rriturit koncert me muzikë live Tiri Gjoci në
orën 19:00.
- Te Fari në Liqenin Artificial
do të ngrihen balonat

No comments:
Post a Comment