Tirana Foto Festival organizohet për herë të
parë në kryeqytetin e Shqipërisë, një event që ka qëllim promovimin e Tiranës nëpërmjet artit të fotografisë. Festivali
do të zhvillohet nga data 1-7 Nëntor 2018 në ambientet e hollit të Muzeut
Historik Kombëtar. Tirana Photo Festival
2018 www.tiranaphotofestival.com
organizohet nga DMO Albania (www.dmoalbania.al) Visit Tirana (www.visit-tirana.com) me mbështetjen e
Bashkisë Tiranë dhe sponsorave.
Eventi përfshin ekspozita me fotot më të
mira të Tiranës në dy vitet e fundit. Visit Tirana, sajti i vetëm zyrtar i turizmit të Tiranës, nëpërmjet
mediave sociale ka organizuar 7 konkurse fotografie për të gjitha stinët, ku
fotografët konkurronin me fotot e tyre më të mira. 22 fotografë profesionist
dhe amator kanë rrëmbyer çmime për fotot e tyre që prezantonin Tiranën në
vjeshtë, dimër, pranverë dhe verë. Rreth 7000 foto janë postuar për këto
konkurse. Ne kemi zgjedhur 100 fotot më të mira të të gjitha konkurseve për t’i
shfaqur në ekspozitë që do të qëndroj e hapur për një javë.
Eventi do të shërbej dhe si një mënyrë për
të edukuar të rinjtë mbi fotografinë. Për fotografët e rinj do të ketë dhe një
workshop mbi bazat e fotografisë, workshop do të jetë 3 ditë. Për ata që janë
të interesuar mund të regjistrohen që tani për workshopin duke dërguar email në
adresën tiranaphotofestival@gmail.com
Forumi do të mbledh fotografët më të mirë
të Tiranës për të diskutuar mbi disa çështje sa i përketë fotografisë,
historiku dhe trendet.
Për një javë të tërë qytetarët e Tiranës,
dhe çdo turist do të ketë mundësinë të shohi fotot më të bukura të Tiranës. Ky
do jetë evenimenti më i madh që do të
mbahet në vjeshtë në Tiranë, ndaj mbajeni shënim datën dhe bëhuni pjesë e këtij
festivali.
Tirana po fiton reputacion si qyteti më i
gjallë në rajon, dhe jo vetëm në pranverë apo verë. Vjeshta është sezoni i aktiviteteve
të mëdha, ndaj jeni të mirëpritur në Tiranë në këtë sezon të gjallë dhe merrni
me vete kujtime nga Tirana Photo Festival 2018. Vitin tjetër ky festival do të
jetë më i madh me kontributin tuaj.

No comments:
Post a Comment