Pages

May 8, 2018

Tirana lake with a new harbor

The Artificial Lake Park will have now a new and modern harbor, where the small boats will be anchored. After a reconstruction work in a record time, today the harbor was inaugurated by the head of the Municipality of Erion Veliaj and the representatives of Albanian Red Cross, who supported the investment on this work.

This harbour is named after Henry Dunant, the founder of the Red Cross organization, and the first Nobel Prize winner. At the ceremony organized on this occasion, the Mayor of Tirana, Erion Veliaj, said that thanks to the work done in these two and a half years, Lake Park has returned from a space filled with garbage into an great relaxing place for all citizens. The Artificial lake and Big Park is one of the most populated and photographed destinations in Tirana, since it is considered the nearest greenery area of the city.
The harbor underwent total reconstruction and is equipped with evening lighting. We hope to see many water sports activities in this place now. After Tirana Lake, the Municipality of Tirana has also begun work on the recovery of Lake Farkë, which will be turned into a second park for all citizens of Tirana, who can spend recreational moments in nature.

Shqip

Përurohet moli i Parkut të Liqenit Artificial 

Parku i liqenit Artificial nga sot do ketë një mol modern, ku do ankorohen mjetet e vogla lundruese të përshtatshme për këtë liqen. Pas një kohe rekord punimesh, sot moli i ri është përuruar nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj.

Ky mol do të ketë dhe një emër. Ai i kushtohet Henry Dunant, themelues i organizates së Kryqit të Kuq dhe fituesi i parë i çmimit Nobel. Jo më kot mori këtë emër, pasi investimi në këtë mol u bë falë mbështetjes së organizatës së Kryqit të Kuq Shqiptar
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët. Madje liqeni artificial i Tiranës është dhe një nga destinacionet më të populluara dhe më të fotografuara në Tiranë, kjo pasi konsiderohet mjedisi më i afërt shlodhës dhe i gjelbëruar i qytetit.

Moli iu nënshtrua rikonstruksionit total dhe është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes. Me restaurimin e këtij moli, do kthehen dhe lojërat e ujit në këtë hapësirë për t'i dhënë mundësi më shumë njerëzve të argëtohen.

Pas liqenit të Tiranës, Bashkia e Tiranës ka filluar punën edhe për rikuperimin e liqenit të Farkës, që do të kthehet në një park të dytë për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët mund të kalojnë çaste çlodhëse në natyrë.

No comments:

Post a Comment